Gjatë 24 orëve të fundit 13 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi në vendin tonë, duke e çuar në 852 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar: 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.
