Nga Shqipëria / E Enjte 3 Dhjetor 2020, 14:02

'Saimirit i pëlqejnë dyshet', Suela dhe Ariana kunja binjakeve: Edhe ne dyshe...

Suela dhe Ariana u shprehën të zhgënjyera që Saimiri nuk i zgjodhi në takimin e rradhës, në puntatën më të fundit të "Love Story". Ariana u shpreh se ajo ishte shumë aktive gjatë lojës në pishinë dhe mendoi se për këtë arsye Saimiri do zgjidhte atë.

Ndërsa Suela kishte flirtuar me sy disa herë me Saimirin, por as ajo nuk u zgjodh nga princi modern.

"Na ka ruajtur për vend tjetër, mbase dyshe. Meqë doli në modë kjo dyshja. Prandaj erdhëm të dyja këtu, ta bëjmë edhe ne njëherë kështu", tha Suela, si një kunjë të drejtpërdrejt për binjaket e spektaklit.