Këngëtarja e njohur Fjolla Morina konfirmoi pak kohë më parë lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla, lidhje e cila u pasua me shumë lajme e komente.

Fjolla gjatë kësaj kohe është shfaqur shpesh në rrjete sociale krah Fisnikut, ku nuk kanë munguar as deklaratat e dashurisë. Mirëpo këtë herë ka qenë rradha e biznesmenit për ta surprizuar.

Ai ka postuar një foto gjatë një darke duke i kushtuar fjalë dashurie këngëtares.

"Personi i pare qe me vjen ne mengjes kur te zgjohem, eshte arsyja ime e lumturise.. Une jetoj me gjysem zemre... sepse gjysmen tjeter e ke TI! Je personi me zemerbardhe qe kam njohur ne jeten time!", shkruan Fisniku.
E emocionuar, Fjolla e ka ripostuar foton në Instastory, me një këngë turke që thotë: "Të dua shumë".

Pak kohë më parë në portale u shkruajt se këngëtarja ka ndërhyrë në martesën e të dashurit me ish-bashkëshorten, por me anë të një postimi në Instagram, Syla ka mohuar të gjithë spekulimet.

“Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time. Fatkeqësisht lajmet janë vetëm fjalë të kota Ata bile nxorën edhe dy fëmijët e mi në foto, nëpër faqe të ndryshme. Do të vije koha kur këta gazetarë jo-profesionistë do të ndiqen penalisht për këto vepra të padrejta", shkruante biznesmeni në postimin e tij.

