Nga Shqipëria / E Enjte 3 Dhjetor 2020, 11:11

'Kam ndenjur 7 ditë pa ngrënë', habit Hetem Ramadani

Hetem Ramadani i ftuar sot në "ABC e Mëngjesit", ka deklaruar se ka qendruar shtatë ditë pa ngrënë ushqim, vetëm me ujë. Ramadani tregoi se ishte në Dubai në atë periudhë e madje luante edhe tenis.

Ai theksoi se pacientëve me Covid nuk u këshillohet të rrinë pa ngrënë pasi trupi krijon qeliza të ndryshme.

“Kam mbetur shtatë ditë pa ngrënë, vetëm me ujë. Nëse nuk ha aktivizohet qeliza apoptosis dhe aktivizohen qelizat kancerogjene nëse ha. Problemi është se varet nga ushqimi që hamë, kam ndejtur 7 ditë pa ngrënë në Dubai në 50 gradë celsius dhe luaja tenis. Pacientët e mi kanë ndejtur 33 ditë pa ushqim, pasi pas 33 ditësh trupi nuk ka uri, krijon trupi molekula që nuk na nevojë.

Ndërsa nga covid nuk këshillohet të rrini pa ngrënë tre ditë se trupi krijon qeliza të ndryshme. Këshillohet vitamina, fara që përmban kalium, antioksidant. Për ndryshe në spital nuk po i ushqejnë mirë i japin bukë dhe nuk po e ecin mirë me shëndetin, pasi inflamacioni rritet”, tha Ramadani.