Nga Shqipëria / E Enjte 3 Dhjetor 2020, 09:09

Rast i jashtëzakonshëm, 102 vjeçarja fiton për herë të dytë betejën me koronavirusin

Angelina Friedman është prekur për herë të dytë nga koronavirusi dhe ka arritur të mbijetojë. 102-vjeçarja i mbijetoi gripit spanjoll në vitin 1918, mposhti kancerin dhe tani fitoi dy herë betejën me virusin. 

Angelina u infektua për herë të parë në mars. Ajo kaloi një javë në spital para se të kthehej për tu izoluar në dhomën e saj. Me 20 prill ajo rezultoi negative.

Në fund të tetorit, e bija Joanne Merola mori një telefonatë nga shtëpia e të moshuarve, ku iu tha se Angelina kishte rezultuar  përsëri pozitive.

“Ajo kishte simptoma si; ethe, kollë të thatë dhe u izolua”, tha Merola, teksa shtoi se disa ditë më vonë, më 17 nëntor mori lajmin e pabesueshëm se e ëma kishte kishte testuar negative.

Një test i dytë konfirmoi se ajo ishte negative dhe Friedman u zhvendos nga izolimi në dhomën e saj. Edhe pse ka humbur pjesën më të madhe të dëgjimit dhe shikimi i saj është i dobët, e moshuara ende gëzon jetën dhe mundësitë e pafundme që ajo i ka dhënë.

Mosha e madhe e të moshuarës, është si rezultat i trashëgimisë, sepse ajo thotë se të gjithë në familjen e saj kanë vdekur të paktën 95 vjeç, përveç një xhaxhai që e “theu” këtë rregull.