Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Dhjetor 2020, 23:11

Pipero jep lajmin e madh: Ja kur do të vijë në Shqipëri vaksina e Covid-19

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin "Real Story". Ai foli rreth vaksinës së Koronavirusit, se kur mundet të vijë në Shqipëri.

Sipas Piperos, vaksina do të vijë shumë shpejt në vendin tonë. Ai përcaktoi fundin e dhjetorit ose fillimin e janarit.

“Kam disa informacione që po punohet paralelisht me disa drejtime për ta marrë vaksinën njësoj me vendet e tjera të Europës dhe besoj se vaksina në Shqipëri do të vijë shumë shpejt, mendoj në fund të dhjetorit, fillimi i janarit”, u shpreh ai.