Festat e fundvitit po afrojnë! Deri më tani kemi parë shumë personazhe të njohur të Showbizit, të cilët kanë nisur apo dhe kanë përfunduar me përgatitjet. Në grupin e tyre është shtuar së fundmi këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga ambienti i ngrohtë i shtëpisë, ku ndihet atmosfera e festave. Vëmendjen më të madhe e ka tërhequr bredhi i Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, i cili është zbukuruar më së miri.

Po ashtu, Kida ka treguar dhe dhuratat poshtë pemës, disa qirinj dhe zbukurime të tjera.





