Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Dhjetor 2020, 19:07

Plasën çokollatat/ Andi fton Tean në kërcim, ja çfarë ndodhi mes tyre

Dy ndër konkurrentët më të komentuar të "Përputhen", Tea dhe Andi u kthyen sërish në qendër të vëmendjes në puntatën e pasdites.

Para pak ditësh, të gjithë konkurrentët formuan çifte kërcimi në studio. Panajoti nxitoi për të ftuar Tean, ndërsa Andi ftoi Melisën e cila kishte mbetur vetëm. I pyetur nga Bora Zemani këtë puntatë, Andi tha se do të kishte ftuar Tean në kërcim. "Do kisha ftuar një person tjetër, do kisha ftuar Tean", tha ai.

Më pas Andi tha se do donte të kërcente një ditë tjetër me Tean.

Pjesë nga biseda në studio:

Andi: Nëse do ishte një mundësi e dytë, për të pasur një kërcim një ditë tjetër, do kisha preferuar të kërceja me Tean.

Bora: Andi, po i bie rrotull dhe rrotull dhe po na thua që do të ftosh Tean në kërcim?

Andi: Ditë tjetër thashë unë

Moderatorja iu la 24 orë kohë për të vendosur nëse duan apo jo të kërcejnë me njëri-tjetrin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)