Në një konferencë për mediat këtë të mërkurë, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli është pyetur nëse do të mbyllet vendi gjatë fundjavës.
Ajo ka bërë me dije se deri më tani Komiteti i Ekspertëve nuk e ka diskutuar këtë mundësi, pasi situata paraqitet në kontroll.
"Komiteti në asnjë moment nuk e ka shtruar këtë lloj alternative. Mbetet kjo që thamë nëse do ketë rëndim, masa mund të jetë kjo dhe të tjera, por për situatën ku jemi nuk është e justifikueshme kjo masë", është shprehur Rakacolli.
