Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Dhjetor 2020, 17:05

E ëma feston ditëlindjen, Gold Ag nuk mund t'i bënte dhuratë më të bukur

E ëma e Gold Ag feston sot ditëlindjen. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi me anë të një postimi në Instagram.

Ai ka ndarë një foto krah së shoqes dhe nënës, teksa shkruan se ata të dy i kanë bërë dhuratën më të bukur: një nip. “Urime ditëlindjen nënë. Sot dhuratën më të mirë nga ne e ke nipin. Të paçim edhe shumë vite me shëndet e gëzime”, ka shkruar reperi.

Kujtojmë se Gold Ag dhe Ermira u bënë prindër për herë të parë vetëm para pak ditësh. Ermira solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Gueril.