Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Dhjetor 2020, 16:04

Prej 5 ditësh i infektuar me Covid-19, Etrit Berisha shtrohet në spital

Futbollisti i njohur shqiptar Etrit Berisha është infektuar me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur klubi SPAL, i cili ka raportuar se Berisha është konfirmuar pozitiv me datë 27 nëntor.

Këtë të mërkurë futbollisti është shtruar në spitalin rajonal të Ferrara-s. Sipas njoftimit të SPAL, ai do të kryejë disa analiza të hollësishme klinike.

Gjendja shëndetësore e Berishës nuk është bërë ende e ditur. Ditët e para të infektimit ai i ka kaluar i karantinuar në shtëpi.