Gjatë 24 orëve të fundit 17 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi në vendin tonë, duke e çuar në 839 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar: 5 qytetarë nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.
