Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Dhjetor 2020, 15:03

U zhduk javën e kaluar, gjendet në rrugë trupi i modeles 26-vjeçare

Është gjetur e pajetë modelja 26-vjeçare, e cila u zhduk javën e kaluar. Trupi i pajetës i Alexis Robinault, e njohur edhe si Alexis Sharkey, raportohet nga mediat e huaja se është gjetur anash një rruge në Huston.

Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende ndërsa Alexis u shpall në kërkim kur nëna e saj raportoi zhdukjen prej 24 orësh të modeles. 

Pas gjetjes së trupit të së bijës, e ëma shkroi: “Do na mungosh.”

Sharkey ishte shumë e njohur në Instagram ku ndiqej nga 50 mijë ndjekës. 

Modelja udhëtonte në shumë vende ndërsa postimi i fundit që ka bërë ishte në 22 nëntor.