Pas një analize të thelluar të bërë gjatë javëve të fundit në lidhje me situatën Covid në vendin tonë komiteti i ekspertëve ka vendosur që të lërë në fuqi pa afat masat anti Covid.
Do të jetë në fuqi kufizimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 06:00, shkollat do të vijojnë me mësim të alternuar dhe online, universitetet do të vijojnë online, vijon që të jenë të ndaluar grumbullimet me mbi 10 persona, ndalohen ceremonitë e festave, mortore, dasmat.
“Duke u bazuar në shifrat e infektimeve, Komiteti i Ekspertëve ka vendosur në mënyrë unanimeve që të qëndrojnë masat në fuqi. Do të vijohet të ndalohen grumbullimet më shumë se 10 veta, qarkullimi do vijojë të jetë deri në 22:00 dhe mësimi në universitete do vijojë të jetë online”, u shpreh Mira Rakacolli.
Zëvendsës ministrja tha se nëse do të ketë një përkeqësim të situatës do merren masa më të forta se këto që janë në fuqi deri tani.
