Një debat mes dy reperëve të njohur ka nisur së fundmi, pas deklaratave të Capital T se Ardian Bujupi u bë i famshëm prej tij. Ardiani e mohoi këtë fakt dhe ftoi në një debat live reperin në Instagram.
Gjatë live-t të tij, Ardian u shpreh se mosmarrëveshjet me Capital T nisën pasi i ofroi reperit të bashkëpunonin për një këngë, por ai kërkoi që ta bënte pjesë të albumit të tij “Skulpture”.

Në momentin që Ardian Bujupi refuzoi ofertën e Capital T, reperi nuk pranoi të bashkëpunojë për këngën.

“Asnjë fjalë e tij nuk është e vërtetë. Ta kam hapur derën e shtëpisë, ke fjetur te unë, kam bërë gjithçka. Ja dërgova një këngë paraprakisht që më pëlqeu shumë, më tha: ‘E dua për albumin tim’. Kemi pas mosmarrëveshje. Më tha “jo” nuk e bëjmë hiç. OK, thashë, krejt në rregull", u shpreh Ardiani.

Më pas në live u fut Capital T, i cili tha se Ardiani kur erdhi në Prishtinë nuk e ftoi për darkë si shenjë mirënjohje për këngën hit që realizuan së bashku.

“Kur erdhe në Prishtinë nuk ke thënë “Ku je vëlla, hajde të hamë një drekë, një darkë, a ndonjë gjë. Se të kam shok, ke bërë një këngë me mua, një hit", u shpreh Capital T, i cili shtoi se do sqarohen ballë për ballë me njëri-tjetrin kur të kenë mundësi.

“Kur të vish në Prishtinë takohemi dhe sqarohemi, ose kur të vij unë në Gjermani,” përfundoi ai.
Burimi: Panoramaplus




