Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën "Forbes France" deklaron se Shqipëria është një nga vendet më pak të prekura nga pandemia e koronavirusit.
“Shqipëria është një nga vendet më pak të prekura nga koronavirusi. Ne vlerësuam shpejt rëndësinë e situatës duke ndjekur nga afër përkeqësimin e shëndetit të fqinjëve tanë italianë. Ne vendosëm të mbylleshin para se ky vendim të merrej nga vendet e tjera. Përtej çështjes së shëndetit publik, ne nuk kemi dashur të braktisim projektet tona ekonomike”, shprehet Rama në një intervistë me gazetaren Sabah Kemel Kaddouri.
