Nga Shqipëria / E Martë 1 Dhjetor 2020, 15:03

Rama: Shqipëria një nga vendet më pak të prekura nga Covidi

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën "Forbes France" deklaron se Shqipëria është një nga vendet më pak të prekura nga pandemia e koronavirusit.

“Shqipëria është një nga vendet më pak të prekura nga koronavirusi. Ne vlerësuam shpejt rëndësinë e situatës duke ndjekur nga afër përkeqësimin e shëndetit të fqinjëve tanë italianë. Ne vendosëm të mbylleshin para se ky vendim të merrej nga vendet e tjera. Përtej çështjes së shëndetit publik, ne nuk kemi dashur të braktisim projektet tona  ekonomike”, shprehet Rama në një intervistë me gazetaren Sabah Kemel Kaddouri.