Nga Shqipëria / E Martë 1 Dhjetor 2020, 13:01

Albani flet për bashkëjetesën me Çiljetën: Zgjohem i pari dhe...

Portieri i Kombëtares, Alban Hoxha ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në "Wake up", ku gjatë intervistës foli paksa edhe për jetën private.

Fillimisht Albani tha se atij dhe Çiljetës nuk u pëlqen të flasin për jetën private, megjithatë kur Ori dhe Isli po e ngacmonin me pyetje, portieri tregoi se ata po bashkëjetojnë. 

Albani tha se ai zgjohet i pari në mëngjes dhe pohoi se përpiqet të tregohet shumë i kujdesshëm që të mos ja prishë gjumin Çiljetës. 

I pyetur nëse ia bën kafen apo mëngjesin partneres, portieri u përgjigj se këto gjëra ndodhin vetëm në filma.