Policia greke ka arrestuar një të ri shqiptar me akuzën e vrasjes së një pronari hoteli në ishullin Santorini. Media greke Protothema raporton se 20-vjeçari shqiptar ka goditur me një send të fortë pronarin dhe më pas i ka hedhur vodka duke i vënë zjarrin.
Dyshohet se i riu shqiptar e ka kryer krimin pas një sherri me pronarin pasi ai nuk i kishte paguar 200 euro.
69-vjeçari Nikos Halaris u gjet i pajetë, gjysmë i djegur disa minuta më pas në ambientet e hotelit.
