Nga Shqipëria / E Martë 1 Dhjetor 2020, 12:12

Nuk i dha 200 eurot, shqiptari lyen me vodka dhe i vë zjarrin pronarit të hotelit në Greqi

Policia greke ka arrestuar një të ri shqiptar me akuzën e vrasjes së një pronari hoteli në ishullin Santorini. Media greke Protothema raporton se 20-vjeçari shqiptar ka goditur me një send të fortë pronarin dhe më pas i ka hedhur vodka duke i vënë zjarrin. 

Dyshohet se i riu shqiptar e ka kryer krimin pas një sherri me pronarin pasi ai nuk i kishte paguar 200 euro.

69-vjeçari Nikos Halaris u gjet i pajetë, gjysmë i djegur disa minuta më pas në ambientet e hotelit.