Një nga grimierët më të famshëm në Shqipëri e Kosovë, Arbër Bytyqi ishte i ftuar tek "Rudina", për të folur më shumë mbi jetën e tij dhe klientët VIP-a.

Arbri ka realizuar dhe dy transformime në pamjen e tij, duke u trukuar si vajzë. Makeup artisti tregoi se është ndjerë shumë keq nga paragjykimet edhe pse transformimet i ka bërë për qejf.

"Më beso që të nesërmen dola për të ble disa gjëra ushqimore dhe njerëzit jo që më shikonin në fytyrë, por qenë skeptikë për pjesën e dekoltesë dhe u ndjeva keq. Thoshin mos ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike. Në fillim para shumë viteve më ka penguar shumë si fakt, por me këtë make-up i kam treguar aftësitë e mia si mund të transformoj një mashkull në gocë.

Ka pasur shumë mesazhe që më kanë bërë të ndihem keq. Para 4 viteve thoja si ia arrijnë qëllimit që të më lënë pa gjumë. Të humbte vetëbesimi në punë edhe në aftësitë e mia si make-up artist sepse edhe prej klientelës kishte paragjykime, përqeshje, por tani është më ndryshe, kalon më shpejt", u shpreh Arbri.


