Kryetari i ri i bashkisë së qytetit brazilian, Goiânia ka fituar me 52.6% të votave por ende nuk e ka marrë vesh rezultatin pasi që prej 15 nëntorit ndodhet në gjendje kome.

Maguito Vilela u zgjodh kryetar bashkie i Goiânia në zgjedhjet e mbajtura në Brazil të dielën.
71-vjeçari po trajtohet kundër Covid-19 që prej muajit të kaluar. Në muajin gusht ai humbi prej Covid-19 edhe dy motrat e tij të cilat ndërruan jetë brenda 10 ditësh.

