Nga Shqipëria / E Hënë 30 Nëntor 2020, 23:11

Ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan humb jetën nga Koronavirusi

Ish-kreu i Këshillit të Qarkut Elbasan, Kozma Hakani ka humbur jetën nga Koronavirusi në moshën 73-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Aldo Kozarja për "Abc News". Hakani kishte 14 ditë i shtruar në spitalin Covid2.

Kozma Hakani ka qenë dhe drejtor i Arsimit në qarkun e Elbasanit, dhe për 40 vite punoi në sistemin e arsimit në shkolla të ndryshme të qytetit të Elbasanit.

Burimi: "Abc News"