Nga Shqipëria / E Hënë 30 Nëntor 2020, 23:11

Fero dhe Arbenita prindër për herë të parë? Modelja flet rreth shtatzënisë

Çifti shumë i komentuar në media, Fero dhe Arbenita kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre. Lajmi u bë i ditur pak ditë më parë nga burime shumë të sigurta për "Prive", sipas të cilave dyshja i kanë thënë "Po" njëri-tjetrit në privatësi të plotë.

Së fundmi, një tjetër lajm ka qarkulluar rreth çiftit, sipas të cilit Arbenita është në pritje të fëmijës së parë me reperin. Modelja ka publikuar një foto krah Feros në Instagram dhe një ndër ndjekësit e ka pyetur nëse është shtatzënë.

Arbenita ka vendosur t'i përgjigjet, duke mos lënë vend për aludime. "Jo", ka replikuar ajo.