Në natën e tretë të "Love Story", Saimiri i ftoi vajzat konkurrente në takim grupi në SPA. Më pas ai zgjidhi vetëm disa prej tyre për të bërë takime të shkurtra.

Një ndër vajzat e zgjedhura ishte Kejda, e cila u tregua shumë e drejtpërdrejtë. "Pse më zgjodhe pikërisht sot që ishim në pishina, ishim pak zbuluar?", i tha ajo.
"Të kam pasur në mendje që ta bëjmë një takim bashkë. Çfarë duhet të bëjë një djalë që të dali Kejda nga vetvetja? Të japi impulese, jo vetëm të rrijë e tërhequr?", u përgjigj Saimiri.

Vajza tha se nëse Saimiri i jep mundësinë, do mundohet të jetë më e afërt.




