Nga Shqipëria / E Hënë 30 Nëntor 2020, 20:08

Hapet spitali Covid-4, shtrohen pacientët e parë

Për shkak të rritjes së rasteve me Koronavirus dhe ezaurimit të kapaciteve nëpër spitale, autoritetet shëndetësore kanë hapur këtë të hënë spitalin Covid-4.

Ky spital ka në dispozicion 100 shtretër dhe do të administrohet nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Mbrëmjen e sotme në këtë spital janë shtruar pacientët e parë, të ardhur nga Covid1 dhe Covid3.