Nga Shqipëria / E Hënë 30 Nëntor 2020, 18:06

Shkeli rregullat e Koronavirusit për ditëlindje, Rita Ora merr gjobën e majme

Me datë 26 Nëntor këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora festoi 30-vjetorin me një festë mes miqsh, duke thyer rregullat e Koronavirusit. Në rrjet kanë qarkulluar foto nga momenti kur disa policë po përpiqeshin të hapnin derën e restorantit ku ndodhej këngëtarja.

Mediat e huaja kanë shkruar se Rita ka paguar vullnetarisht një gjobë prej 10.000£. Pasi lajmi qarkulloi kudo në media, këngëtarja kërkoi publikisht falje në Instastory.

"Përshëndetje të gjithëve, unë organizova një festë të vogël me miqtë e mi për të festuar 30-vjetorin. Ky vendim ishte i momentit me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe nuk kishte problem. 

Më vjen vërtet shumë keq që theva rregullat dhe e kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke pasur parasysh kufizimet e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin veprimet e mia dhe marr përgjegjësi të plotë.

Ndihem veçanërisht e turpëruar kur kuptoj se sa fort kanë punuar njerëzit për të përballuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe jam plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit dhe bizneset kanë bërë për të na ndihmuar ne që të jemi të sigurt. Edhe pse kjo nuk do e ndreqë gabimin, dua të kërkoj sinqerisht falje", shkroi Rita.

Burimi: "Mirror"