Në shtëpinë e Aflfios dhe Fatmës ka trokitur atmosfera e festave të fundvitit. Ditën e sotme dyshja i kanë kushtuar plot tre orë zbukurimit të pemës, së bashku me vogëlushin e tyre Noah.

Alfio ka publikuar një video në Instagram, ku ka treguar të gjithë procesin në mënyrë të përmbledhur e të përshpejtuar. "Duket pak punë, por ishin plot 3 orë", ka shkruar ai.
View this post on Instagram
Ndërkohë Fatma ka publikuar një tjetër video ku ajo dhe Alfio shfaqen me të birin në krahë. Vogëlushi vendos plot gëzim yllin në pemë.







