Gjatë 24 orëve të fundit 12 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi në vendin tonë, duke e çuar në 810 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.
