Nga Shqipëria / E Hënë 30 Nëntor 2020, 16:04

E fundit/ 557 raste të reja me Covid, këto janë qytetet me më shumë të infektuar

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 30 nëntor 2020

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1948 testime në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 557 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, 27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje, 16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec,
1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.