Nga Shqipëria / E Hënë 30 Nëntor 2020, 11:11

Pasi e bëri publike lidhjen, Thomas Strakosha prezanton të dashurën me familjen

Thomas Strakosha dy muaj më parë bëri publike lidhjen e tij me modelen Esther Adjoa Asiedu. Futbollisti duket më i dashuruar se kurrë dhe kjo shihet nga fotot që ai nuk ngurron t'i postojë në rrjete sociale.

Së fundmi pas shërimit nga Covid-19, portieri Thomas Strakosha që mungoi te Lazio prej 1 muaji, i është kthyer jo vetëm skuadrës, por edhe familjes së tij në Athinë, që përbëhet nga nëna, babai ish-futbollist me emër, Foto Strakosha, dhe vëllai Dimitris.

Panorama bën të ditur se Thomas ka udhëtuar drejt Greqisë me të dashurën e huaj, duke e çuar kështu partneren në shtëpinë e prindërve për të marrë pëlqimin e tyre.