Klea, ish-konkurrentja e "Love Story" ka qenë në vëmendje të mediave që pas eliminimit nga Saimiri, të shtunën e kaluar. Pas daljes nga spektakli, Klea me disa postime në Instastory deklaronte se nuk do ndalet dhe tani do e njohin vërtetë se kush është.
Së fundmi në një intervistë për "Panorama plus", poetja tregon se Saimirin nuk e zinte gjumi për shkak se e kishte eliminuar dhe i kishte shkruar në 3 të natës.
"Saimiri më shkroi në 3 e gjysmë të natës, mbase s’e ka zënë gjumi nga ajo e cila i është urdhëruar të bënte, e më kërkoi të mbeteshim miq. Ai është tamam siç ka emrin", shprehet Klea.
Të pëlqeu apo të tërhoqvërtet aq shumë dhe nëse të rastis të dalësh në një takim jashtë show-t, ç’do t’i thuash?
Klea Shkurti: Ju keni të drejtë të dini se ç’ndodh brenda show-t, se ç’ndodh jashtë tij ma lini mua në dorë këtë pjesë!
E si gazetare e diplomuar, Saimiri mund të jetë një ditë përballë teje. Me çfarë pyetjesh do ta vije në siklet?
Klea Shkurti: Do t’i bëja pyetjet: A je bërë pishman që po merr pjesë në “Love Story”? Ke ardhur vërtet për të gjetur dashurinë? A u bëre xheloz që mos të më shihnin djemtë e tjerë jashtë ekranit, dhe më hoqe për të më mbyllur në shtëpi e për të më pasur vetëm për vete? (Qesh)
