Nga Shqipëria / E Hënë 30 Nëntor 2020, 11:11

U arrestua me kokainë dhe armë, zbardhet dëshmia e këngëtarit të njohur grek: Armën e mbaj sepse...

Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis u arrestua mbrëmjen e së dielës, pasi policia i gjeti kokainë dhe armë në makinën e tij.

Sfakianakis është shprehur se armën e mban sepse është në rrezik.

“Mbaj armë me vete sepse jam në rrezik. Leja për armën më kishte mbaruar dhe nuk e kisha rinovuar,” u shpreh ai përpara autoriteteve.

Ndërsa, sa i përket sasisë së kokainës që iu gjet në çantë, ai u tha policëve në momentin që ia zbuluan: “Është ashtu siç mendoni. Bëni punën tuaj, sepse e bëni mirë.”

Këngëtari u procedua për posedim droge, armëmbajtje pa leje dhe sot do të dalë para prokurorisë.