Një tjetër pacient është hedhur sot nga "Shefqet Ndroqi" duke shënuar kështu viktimën e pestë që hidhet nga ambientet e spitaleve Covid.
Burime për ABC News bëjnë me dije se viktima e kësaj ngjarje të rënë është një 60 vjeçar nga Laçi.
Sipas informacioneve 60 vjeçari, i cili jetonte i vetëm ishte shtruar ditën e shtunë në spital. Ndër të tjera mësohet se viktima vuante dhe nga probleme të shëndetit mendor.
Burimi: abcnews.al
