Nga Shqipëria / E Hënë 30 Nëntor 2020, 10:10

I infektuar me Covid, dalin detaje për pacientin që u hodh sot nga Sanatoriumi: Vuante nga...

Një tjetër pacient është hedhur sot nga "Shefqet Ndroqi" duke shënuar kështu viktimën e pestë që hidhet nga ambientet e spitaleve Covid.

Burime për ABC News bëjnë me dije se viktima e kësaj ngjarje të rënë është një 60 vjeçar nga Laçi.

Sipas informacioneve 60 vjeçari, i cili jetonte i vetëm ishte shtruar ditën e shtunë në spital. Ndër të tjera mësohet se viktima vuante dhe nga probleme të shëndetit mendor.

Burimi: abcnews.al