Shefi i Ugjencës, Skënder Brataj ka dalë në terren për t'u kujdesur për të infektuarit me Koronavirus. Në një video të publikuar në rrjete sociale, ai është shprehur se vendi nuk është në fazën e ezaurimit.
Brataj ka shtuar se nëse ndodh që të gjitha kapacitetet të ezaurohen, atëherë pacientët do të trajtohen në ambulanca, oborre apo hotele.
"Deri tani janë ezauruar disa nga skenarët dhe tani jemi te skenari Covid3. Sistemi i oksigjenit të ambulancës nuk ka qenë asnjëherë ë Shqipëri. Sot këto autoambulanca janë minispitale. Kur hyn tek Covid-et në Tiranë do të krijohet edhe një radhë.
Nuk jemi në fazën e ezaurimit. Kur t’i mbushim të gjitha do t‘i trajtojmë në ambulancë, hotele në për oborre siç po bën gjithë bota. Nuk mund ta imagjinoj dot se ku do të ishim nëse kjo situatë do të na gjente në situatën e dikurshme, ku nuk kishe ku ta regjistroje pacientin. Në këtë sistem të regjistruar unik, nuk mund të bësh ndërhyrje", është shprehur ai.
