Nga Shqipëria / E Diel 29 Nëntor 2020, 16:04

'Je shëndoshur', Arbana Osmani e lë ndjekësen me gisht në gojë

Moderatorja Arbana Osmani tregohet shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk i kursen fotot e ndryshme nga përditshmëria. Së fundmi, Arbana ka publikuar në Instagram një foto ku shihet pranë kunatës së saj.

Një ndër ndjekëset është "kapur" te pesha e moderatores, duke i shkruar se është shëndoshur. Komenti i saj është vënë re nga Arbana, e cila nuk ia ka vonuar një përgjigje. 

"E di. Kam bërë një beb si yll", ka replikuar ajo. Kujtojmë se moderatorja u bë nënë për herë të dytë vetëm pak kohë më parë. Në jetë erdhi një djalë, të cilit i vendosën emrin Diell.