Nga Shqipëria / E Diel 29 Nëntor 2020, 16:04

Shkon në 798 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, 11 humbje jete në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit 11 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi në vendin tonë, duke e çuar në 798 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra të moshave nga 59 vjeç në 79 vjeç.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.