Nga Shqipëria / E Diel 29 Nëntor 2020, 16:04

E dashura Neymar del topless, bën të pendohet edhe Malumën që e la

Modelja e njohur Natalia Barulich prej disa muajsh është në një lidhje të re me futbollistin brazilian Neymar. Natalia njihet si një ndër modelet më provokuese dhe fotot e saj në Instagram marrin shumë vëmendje.

Së fundmi 28-vjeçarja ka pozuar topless nga plazhi duke ndezur imagjinatën e fansave. "Shpirti im i lirë le të jetë trashëgimia ime"-shkruan Natalia krah fotos.

Kujtojmë që modelja ka qenë për një kohë të gjatë e dashura e këngëtarit Maluma. Ky i fundit duket se nuk e ka aspak problem lidhjen e saj me Neymarin, mikun e tij të ngushtë. Madje në një deklaratë të fundit i uroi suksese në jetë.