Nga Shqipëria / E Diel 29 Nëntor 2020, 13:01

Partneri turk i bën një super dhuratë Genta Ismajlit për festën e Pavarësisë

Genta Ismajli është shumë aktive në rrjete sociale ku poston shpesh momente nga përditshmëria e saj e sidomos fotot me partnerin turk tërheqin shumë vëmendjen.

Hysein Usta e surprizon shpesh me dhurata Gentën dhe këtë herë ka bërë një gjest shumë të veçantë për të.

Usta ka përgatitur një tortë për festën e Pavarësisë së Shqipërisë në të cilën shkruhej “Urime 28 nëntori”. 

Genta postoi një foto të tortës, e lumtur me surprizën e partnerit.