Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Nëntor 2020, 22:10

Ndalohet nga policia konkurrenti i ri i 'Përputhen'

Atdhe Xharavina iu bashkua emisionit "Përputhen" këtë javë dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen duke trazuar ujërat mes konkurrentëve. 

Së fundmi, "iconstyle.al" ka siguruar disa foto të Atdheut i cili është ndaluar nga policia në doganën e Morinës ditën e sotme. Blutë kanë bërë një kontroll të automjetit të 27-vjeçarit, për arsye që nuk dihen.

Kujtojmë që Atdheu u komentua shumë dy ditë më parë, kur u publikua një foto e tij gjatë darkës së konkurrentëve të "Përputhen". Më pas u mësua se puntata ku Atdheu bëhet pjesë e emisionit ishte regjistruar ditë më përpara dhe më vonë ai i është bashkuar darkës.