Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Nëntor 2020, 18:06

Manjola Nallbani infektohet me Covid-19, izolohet këngëtarja

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Manjola Nallbani është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Manjola me një postim në Instagram, ku uron ditën e pavarësisë dhe njofton fansat ta ndjekin sot në "Shiko kush luan".

Këngëtarja ka sqaruar se programi i sotëm është xhiruar disa ditë më herët dhe sonte do ta ndjekë e karantinuar në shtëpi.

"Ne kete vit te pazaktonte, ju uroj nga shtepia GEZUAR FESTEN E FLAMURIT dhe ju ftoj te shikoni programin Shiko kush luan. Edhe une sikunder ju do ta ndjek si spektatore (programi eshte xhiruar pak dite me heret!). Ne te vertete prej pak ditesh kam rezultuar pozitive me covid prandaj , jam izoluar e shpresoj qe ti rikthehem normalitetit se shpejti. Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen! Ju dua", shkruan këngëtarja.