Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Nëntor 2020, 17:05

E rëndë/ Koronavirusi iu merr jetën 16 qytetarëve në vendin tonë

Gjatë 24 orëve të fundit 16 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi në vendin tonë, duke e çuar në 787 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarÄ? nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.