Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Nëntor 2020, 16:04

Brataj zbulon skenaret pas rritjes së rasteve me Covid: Do mbyllemi...

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka dhënë një intervistë për "Top Channel", në lidhje me situatën nga Koronavirusi në vend.

Ai është shprehur se nëse shifrat e të infektuarve do të vijojnë të rriten, nuk do të përjashtohet mundësia për një mbyllje disajavore ose së paku fundjavat.

“Do të kalojmë ose në kufizim oraresh mbyllje fundjavash ose një mbyllje për disa javë siç po e bën bota, por që nuk e kemi marrë në konsideratë. Duhet të ruajmë një ekuilibër”, tha Brataj.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të tregohen të kujdesshëm, në mënyrë që të shmanget mbyllja e plotë.