Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Nëntor 2020, 13:01

'Krenare që jam shqiptare', Dua Lipa bën gjestin më të ëmbël në Ditën e Flamurit

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa e ka treguar gjithmonë me shumë krenari origjinën shqiptare. Për këtë arsye, nuk kishte si të mungonte një urim i veçantë në 108-vjetorin e pavarësisë.

Dua ka ndarë në Instagramin e saj një foto duke valëvitur në krahë flamurin dhe ka uruar në shqip.

"28 Nëntori! Dita e Flamurit! Krenare që jam shqiptare! Gëzuar ditën e pavarësisë", ka shkruar këngëtarja.