Nga Shqipëria / E Shtunë 28 Nëntor 2020, 11:11

E trishtë/ Një tjetër mjek humb jetën nga Koronavirusi te Infektivi

Një tjetër mjek ka humbur jetën nga Koronavirusi në Shqipëri. Këtë të shtunë ka ndërruar jetë mjeku okulist Ferdinand Shkrepa, 68-vjeç.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime për "Abc News". Shkrepa kishte një javë i infektuar dhe ka humbur jetën në spitalin Infektiv.

Mjeku okulist punonte me orar të reduktuar në poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan ku kryente vizita me pacientë.