Një tjetër mjek ka humbur jetën nga Koronavirusi në Shqipëri. Këtë të shtunë ka ndërruar jetë mjeku okulist Ferdinand Shkrepa, 68-vjeç.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime për "Abc News". Shkrepa kishte një javë i infektuar dhe ka humbur jetën në spitalin Infektiv.
Mjeku okulist punonte me orar të reduktuar në poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan ku kryente vizita me pacientë.
