Shqiptarët e Kosovës janë mbledhur në Vlorë për të festuar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Ato janë shprehur për "Abc News" se Koronavirusi nuk mund t'i ndalojë për çështje kombëtare.
“Për një festë kaq të madhe siç është 28 nëntori ja vlen që ne të gjithë shqiptarët të jemi në vendin e flamurit në Vlorë.
Si çdo herë, Covid nuk mund të na ndalojë çështjen kombëtare dhe ditën e Flamurit. Unë vij thuajse çdo vit. Unë mendoj që komandatët që kanë qenë në luftë populli por gabimet që kanë bërë pas luftës i kanë individuale, ndaj dhe komandantët tonë duhet të përballen në gjyqin e Hagës”, është shprehur një qytetar nga Kosova.
Burimi: "Abc News"
