Sot bëhen 108 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ministrja Olta Xhaçka ka përcjellur urimet e ushtarëve shqiptarë nëpër botë.
Ajo ka shkruar se përmes tyre flamuri ynë valëvitet në çdo cep të botës.
"Gëzuar ditën e flamurit!
108 vite pas shpalljes së pavarësisë, flamuri ynë valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë, të cilët qëndrojnë krenarë krah përfaqësuesve të vendeve aleate, në çdo mision të NATO, BE & OKB", ka shkruar Xhaçka.
