Nga Shqipëria / E Premte 27 Nëntor 2020, 23:11

Eh çfarë dhëndri kemi

Një ndër çiftet më të dashur për publikun janë padyshim moderatorja shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman. Ato janë bashkë prej më shumë se 5 vitesh dhe prindër të një djali të quajtur Efehan.

Lidhja me Almedën, ka bërë që Tolga ta dojë dhe ta mësojë gjuhën shqipe. Në një foto të publikuar së fundmi në Instagram, ai ka marrë vëmendjen e të gjithëve me përshkrimin që ka vendosur.

"E kështu", ka shkruar aktori, ndërkohë që kunata e tij, motra e Almedës i ka komentuar "Eh çfarë dhëndri kemi!" Tolga është shumë i lidhur pas gjuhës tonë, madje dhe të birin e thërret me përkëdheli "klysh tigri".

Kujtojmë se Almeda është në pritje të ëmbël dhe dyshja do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë.